12/10/2024

Pagat në arsim, Jasharaj: Janë rritur mesatarisht 28 euro, mësimdhënësit kërkojnë që koeficienti të jetë 130

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Vlera e koeficientit të pagave këtë vit do të jetë 110, për dallim nga viti i kaluar që ishte 105, por rritja e pagave në arsim me këtë koeficient nuk është pritur mirë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në një deklaratë ka shprehur pakënaqësi dhe zhgënjim me rritjen e fundit të pagave që është bërë e që mesatarisht i bie 28 euro, duke e cilësuar edhe si ironike.

Ai tha se shpresat i kishin orientuar tek ndryshimi i këtij koeficienti nga ana e Qeverisë, për siç tha ai “ duke i pa shqetësime tona tek sistemi arsimor, si dhe të policisë, zjarrfikësit, shëndetësia etj, do të bënte një ngritje më të madhe”.

“Mirëpo ndodhi ajo që e kishte paralajmëruar ministri i Financave që vlera e koeficientit nga viti 2024 do të rritet nga 105 në 110. Kjo ka shtuar shumë pakënaqësi në arsim dhe në sektorë të tjerë. Me këtë rritje ‘ironike’ vijmë në përfundim se pagat në arsim mesatarisht janë shtuar 28 euro. Jo pak mësimdhënës janë shprehur ‘më mirë mos t’i marrim hiç, se sa t’i marrim këto rritje’ ”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha se kërkesa e mësimdhënësve është që koeficienti të jetë 130 euro.

“Mësimdhënësit janë tepër të pakënaqur pasi kërkesa e tyre e adresuar është që koeficienti të jetë 130, jo për tu pasuruar punëtorët e arsimit dhe të tjerët, por për të përballuar më lehtë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve”, u shpreh Jasharaj.

Sipas tij, me këtë “rritje ironike” nuk ndryshon asgjë në buxhetin familjar të mësimdhënësve.

Ndërkaq, i pyetur se pas këtyre pakënaqësive a do të ndërmarrin ndonjë veprim sindikal, ai theksoi “anëtarësia për momentin nuk ka kërkuar ndonjë veprim sindikal, por kanë adresuar dhe në takime me ne dhe në takimet e tyre nëpër komuna, janë shprehur tepër të zhgënjyer sepse me Ligjin e pagave nuk kaluam si duhet as ne, as të tjerët. Por, shpresat i kishim tek qeveria, që do ta shikonin këtë pakënaqësi. E qeveria kur po e thotë një gjë nuk po e ndryshon më edhe nëse i ofrojmë me dhjetëra argumente”, theksoi Jasharaj./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...