10/10/2024

Pakënaqësitë e regjistruesve të popullsisë me pagesa, ASK formon një komision që do të merret me ankesat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një njoftimi publik njofton të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

Meqenëse ASK-ja ka pranuar disa ankesa rreth mënyrës së pagesave, Komisioni do të merret me verifikimin në system të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.

“Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetësorëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta. Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...