07/07/2025

“Paketa e krizës”, ndryshime mes Kosovës dhe Shqipërisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Paketa e ndihmës në Shqipëri

Në 4 janar nisi shpërndarja prej 8 mijë lekësh të reja për pensionistët në Shqipëri. Bonusi i pensionistëve prej 8 mijë lekësh është pjesë e “Pakos së Madhe” të dhënë nga qeveria. 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe. Sipas vendimit të qeverisë, pakoja do të mbështesë 1 milion individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës.

Sakaq, 1 milion shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 2000 lekë (të reja). 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike.

– Advertisement –
Për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë.

6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë nga Pakoja e Madhe, theksoi kreu i qeverisë.

Paketa e ndihmës Kosovë

Ndërsa qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndajë nga 50 euro shtesë në pagë për punonjësve te sektorit publik edhe për muajin janar. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin. Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022. Po ashtu, në këtë mbledhje është marr vendimi për t’i ndarë nga 60 euro shtesë për personelin shëndetësor.

Ky vendim ka sjellë edhe reagime dhe shumë të pakënaqur të cilët pretendojnë se nuk duhet të jenë vetëm punonjësit e sektorit publik ata që duhet të marrin 50 apo 60 euro shtesë.

Statusi i Selmanit:

Po ia shtove në muaj 50 euro rrogës 250, 300, 350, 406, 450, 500, 600 euro etj., është një një mundësi shtesë për marrësin e kësaj page, por këtë me cinizimëm e presin ata që blenin prona të shtetit me 60 euro arin, për t’ia shitur prap shtetit me 6000 euro arin.

Fatkeqësisht edhe një pjesë e militantëve të tyre që jetojnë për siglën e partisë, pa qenë në gjendje të kuptojnë më shumë rreth jetës shoqërore e politike i bashkohen cinizmit të shefave partiak.

PS: militanteve te LDK-se i ndalohet reagimi sepse ende e keni moton zyrtare: kjo ndihme promovon dembeli./euronewsal

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...