21/12/2024

Paralajmërohet grevë edhe nga KEK-u, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, mund të hyjnë në grevë.

Disa nga kërkesat që Llumnica ka përmendur janë Shujta për punëtorët, rritja e pagave, zbatimi i marrëveshjes kolektive, pagesa e punës në ditët e fundjavës.

“Ne i kemi pas disa kërkesa me shkrim ndaj drejtorit dhe bordit por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje as me shkrim por as kur jemi takuar për çështje si shujtën e ushqimit apo ngritjen e pagave. KEK është ndërmarrja e vetme në Kosovë që nuk zbaton marrëveshjen kolektive. Kemi punëtorë me ndërrime të cilëve nuk u paguhen vikendet. Nëse nuk kemi takime dhe nuk thirremi për këto kërkesa atëherë një ditë do të vijmë tek protestat dhe grevat. Nëse na mbyllin të gjitha rrugët, kjo do të jetë rruga e vetme” – tha ai.

Kryesindikalisti Llumnica tha për Sinjalin tha se që nga 14 prilli nuk janë takuar me drejtorin, Nagip Krasniqi, duke e quajtur këtë injorim nga ta.

Llumnica tha se punëtorët e KEK-ut moti kanë kërkuar të hyjnë në greva por duke parë krizën energjetike kanë sakrifikuar për hir të situatës.

“Që nga 14 prilli nuk jemi takuar me drejtorin edhe pse ai ka thënë se do të zhvilloj takime të rregullta çdo tre muaj, por nuk po e respekton atë. Të gjitha këto kërkesa ne i kemi pas që nga viti i kaluar dhe prej 14 prilli nuk jemi takuar fare edhe pse e kemi kontaktuar dy herë me e-mail dhe me telefon. Takimet me punëtorë i mbajmë rregullisht, nëse i dëgjojmë kërkesat e punëtorëve që moti do të hinim në grevë por duke e parë situatën me krizë energjetike i kemi sabotu ata për hirë të situatës por nëse vazhdon kështu kjo sjellje injorante nga bordi i drejtorëve dhe drejtori menaxhues nuk do të kemi zgjidhje tjetër” – tha ai për Sinjalin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...