15/06/2024

Parandalohet kontrabanda me telefona mobil në vlerë mbi 250 mijë euro në Vermicë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicës kanë parandaluar tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250 mijë euro.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë sekuestruar 315 pajisje të reja.

“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin i cili edhe ka rezultuar me këtë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15. 55 telefona të markës Samsung. 10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen.

“Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Doganës së Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...