Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut ka marrë sot vendimin për lirimin e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve pas një kohe të gjatë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ekipi i Veriu.info ka përcjellur seancën e sotme ku është marrë ky vendim.
Në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Uglanin, ka deklaruar se ky vendim është marrë me shumicën e votave, 11 pro dhe 1 kundër dhe 1 abstenim.
Ai ka theksuar se kërkesë e Kuvendit Komunal është edhe rindërtimi i xhamisë së vjetër afër lumit Ibër.
“Është po ashtu edhe objekti religjioz, xhamia e vjetër të cilën kërkojmë që ta rindërtojmë, na po lypim veç diçka çka u kan e asgjë çka s’u kanë” – deklaroi mes tjerash Uglanin.
Ai ka thënë se ky vendim do t’u dërgohet për zbatim institucioneve përgjegjëse.






