07/07/2025

Pas zgjedhjeve të 23 prillit, a do të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Janë bërë mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve për katër kryetar komunash dhe për dy asambletë komunale në veri të Kosovës. Por, për shkak të përqindjes së ultë të daljes së votuesve ende nuk dihet nëse do të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore si dhe dy asambletë komunale, Zveçan dhe Leposaviq kanë vlerësuar njohësit e fushës, Dritëro Arifi dhe Arton Demhasaj. Ndërsa njëjtë nuk thotë ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, pasi sipas tij në ditët në vazhdim pritet të bëhet konstituimi i tyre.

Krasniqi për Telegrafin tha se në ditët në vijim individualisht do të caktojnë të gjitha seancat për konstituimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Ai u shpreh se gjatë takimit që kanë zhvilluar të enjten me katër kryetarët e rinj të komunave veriore kanë biseduar për proceset e ardhshme.

“Ne dje i takuam kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore. Kemi biseduar për proceset e ardhshme…Kemi deklaruar edhe njëherë obligimin tonë institucional si ministri e linjës dhe jemi në mbështetje të këtyre asamblistëve dhe kryetareve në konstituimin e kuvendeve dhe bashkëpunimin tonë me ta. Jemi dakorduar që në ditët në vijim individualisht t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur”, ka thënë Krasniqi.

A pritet të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës? – Analistët shprehen skeptik, thonë se mund të ketë zgjedhje të reja

Dritëro Arifi për Telegrafin ka thënë se sipas ligjit për vetëqeverisje lokale 15 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve duhet të mblidhen dhe të inaugurohen kuvendet komunale.

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë informatë nëse do mund të konstituohen katër kryetarët dhe dy asambletë komunale.

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale 15 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve duhet të mblidhen dhe të inaugurohen kuvendet komunale, që i bie në dy komunat që janë zgjedhur dhe asambletë komunale, e që i bie brenda 15 dite, më 12 maj. Dy kuvendet komunale që janë zgjedhur nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme e që po shihet që nuk do të ndodh të paktën deri më tash nuk kemi ndonjë informatë të tillë”, ka thënë Arifi./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...