22/12/2024

PDK në Gjilan tregon arsyet e mosvotimit të buxhetit për vitin 2025

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e votojnë buxhetin komunal për vitin 2025.

Rashiti ka theksuar se planifikimi i këtij buxheti nuk është në interes të qytetarëve.

“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24”, ka shkruare ai në Facebook.

Sipas tij, ky planifikim i buxhetit është i imponuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore. Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili”, ka shkruar ai.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...