22/06/2024

Pendarovski: Kam komunikim të shkëlqyer me Kurtin, se keqpërdori mikpritjen e shtetit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për vizitën e kryeministrit të Kosovës në komunat Çair dhe Tetovë, vizitë kjo e cila ngjalli shumë reagime në opinion.

Ai tha se vizita e Kurtit në Maqedoninë Veriore nuk është asnjë problem. Madje ai thekson Kurti ishte më këtë shtet “ti bëj nderë për një rrugë që e emëruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçi”.

Pendarovski në një intervistë për Koha.mk, tha për të problem kanë qenë flamujt e shfaqur dhe xhirimet e Bilall Kasamit duke thënë “ Mirë se erdhët në Shqipëri”.

“Z. Kurti në paraqitjet e tij edhe në Tetovë edhe në Çair, nuk tha asnjë fjalë kundër Maqedonisë dhe kundër popullit maqedonas. Ai në asnjë sekondë nuk ka keqpërdorur mikpritjen e shtetit këtu. Mendoj se edhe ato hartat e Shqipërisë së Madhe që u paraqiten, nuk ishin problem më i madh, në çdo miting ka shumë lloj të njerëzve, ka procedurë, do të ketë padi dhe gjykata do të tregojë me emër dhe mbiemër nëse ai person ka shkelur ndonjë ligj. Mua në gjithë atë situatë më befasuan videot që ishin incizuar, nga miku i im Bilall Kasami. Nuk ishte e nevojshme të incizosh video duke thënë “Mirë se erdhët në Shqipëri”. Tani, të mendojmë nëse dikush nga komuniteti serb vjen këtu, si Vuçiqi për shembull, dhe të thotë “Mirë se erdhët në Serbi”, apo “Serbinë e Vjetër”. Tani isha në Pustec, në Shqipëri, me homologun tim dhe mikun Bajram Begaj.Tani nuk mund të them në atë fshat “Mirë se erdhët në Maqedoni”. E kuptoj se ku është logjika politike e këtyre subjekteve të reja politike, ose në paralajmërim “entitete opozitare”, ka thënë ai.

Presidenti maqedonas thotë se ka komunikim dhe respekt të ndërsjellët me Kurtin.

“Disa elemente sporadike e rrënuan planin kryesor, nuk ishte e nevojshme. Përndryshe kam komunikim të shkëlqyer me Albin Kurtin, dhe Bilall Kasamin me vite me radhë. Edhe këtë ta them, Kurti – kuptohet edhe presidenti serb, Vuçiq, nuk do të kishin ardhur kurrë në Ohër, nëse nuk më respektonin mua dhe të tjerët si nikoqir këtu, në muajin mars për dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...