22/12/2024

Pendarovski: Nuk duhet të lejojmë që fjalori diskriminues të kthehet në gjuhë të urrejtjes

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se thellë është i bindur se bashkëpunimi dhe aksionet e përbashkëta të të gjitha palëve në shoqëri janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në hapësirën e internetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Pendarovski iu drejtua diskutimit publik me temën “Fjalimi diskriminues në mediat digjitale – situata dhe sfidat”, që u mbajt në Kabinetin e presidentit.

Pendarovski, në diskutimin publik, theksoi se doemos duhet të bëhet prioritet kombëtar parandalimi i përmbajtjeve diskriminuese që seriozisht dridh themelet bazike të çdo shoqërie e cila synon drejt inkluzivitetit.

“Thellë jam i bindur se bashkëpunimi dhe aksionet e përbashkëta të të gjitha palëve në shoqëri janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në hapësirën e internetit, por edhe në përgjithësi në jetën publike”, tha Pendarovski.

Ai tha se është thelbësore që të gjithë ata që fshihen pas komoditetit të tastierës të jenë të vetëdijshëm se janë përgjegjës për atë që thuhet apo shkruhet.

“Komunikimi nuk duhet të vihet si tani në një pjesë të madhe të energjisë negative, frustrimeve, sulmeve ndaj personalitetit, fjalimeve diskriminuese apo gjuhës së urrejtjes. Për këtë qëllim, parandalimi është thelbësor. Ne nuk duhet të lejojmë që fjalori diskriminues të kthehet në gjuhë të urrejtjes dhe në këtë mënyrë të minojë themelet e një shoqërie që duhet të mbështetet në komunikim korrekt dhe debat të arsyeshëm”, shtoi presidenti Pendarovski.

Duke theksuar se si politikan ndonjëherë është i ekspozuar ndaj tentativave për diskreditim personal, Pendarovski tha se është e nevojshme përfshirja e sektorit civil si përfaqësues i publikut më të gjerë.

Qëllimi ynë i përbashkët, siç theksoi ai, është të dekontaminojmë hapësirën digjitale, hapësirën publike në përgjithësi dhe jetën tonë të përditshme nga retorika diskriminuese.

Debati publik u mbajt nën patronatin e presidentit Pendarovski ndërsa në organizim të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KSZD) dhe Instituti për qeverisje të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP).

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...