18/04/2024

Për një muaj e gjysmë, 20 mjekë kërkuan dokumentacion për largim nga Kosova

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Brenda këtij fillimviti, 20 mjekë e kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës për largim drejtë shteteve perëndimore, kryesisht në Gjermani. Kështu tha të premten, kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu tha se ky trend është i njëjtë dhe se për këtë kërkohen të ndërmerren masa për ta parandaluar këtë ikje, në të kundërtën brenda dy vitesh do të vërehet mungesa e tyre në nivelin terciar.

Ndonëse numri i atyre që kërkojnë të punësohen jashtë Kosovës është i madh, 440 mjekë tjerë sipas Sejdiut janë të papunë. Për këtë Sejdiu kërkon të sistemohen sa më shpejtë.

“Këto një muaj e gjysmë të këtij viti janë 20 kolegë tanë të cilët vetëm se kanë marr dokumentacionin e duhur që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e perëndimit këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluar që fatkeqësisht mund të them që brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar, në nivelin primar vetëm se është duke u ndjerë. Është një problem menaxherial gjithashtu edhe politik, ne i kemi afër 440 mjek të pa punë të cilët presin të punësohen, sistemi primar nuk e bënë atë që duhet bërë t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndanë ata. Momentalisht mjeku është në pozitë të keqe, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova nga vetvetja flasë, nuk shohin një perspektivë”, tha Sejdiu gjatë shënimit të Ditës Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë.

Në obeliskun e ndërtuar para hyrjes kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u tha se kontributi i profesionistëve shëndetësorë ndër vite ka qenë i madh.

Kryetari i OMK-së tha se sot odat e profesionistëve shëndetësor në Kosovë përkujtojnë sakrificat e punëtorëve shëndetësor ndër shekuj.

Kosova sipas tij, sfidë të madhe e ka ikjen e profesionistëve shëndetësor dhe se vetëm këtë fillimvit, 20 profesionistë shëndetësor kanë marr dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet  perëndimore.

“Jo rrallë herë profesioni jonë është stigmatizuar por ne prapëseprapë kemi vazhduar punën përkundër luftës politikes ndaj neve që është bërë në të kaluarën, kundër stigmës që është bërë ndaj neve. Por ne çdo here si punëtorë shëndetësor kemi kryer punën tonë dhe vazhdojmë ta kryejmë punën tonë pa marr parasysh ambientin ku jemi”, tha Sejdiu.

“Sfidat kryesore tani që i kemi është kushtet e punës të cilat përkundër përmirësimeve ndër vite nuk janë ato të cilat punëtori shëndetësor do të ishte në gjendje të jap maksimumin e tij në anën kualitative. Sfida më e re që e kemi tani largimi i mjekëve të ri të cilët do të duheshin ta ndërrojnë gjeneratën tonë, ta përtërijmë sistemin, fatkeqësisht viteve të fundit kemi trend i cili pak a shumë na tremb”, deklaroi ai.

Odat e Profesionistëve Shëndetësor në shkurt të viti 2022 pat nxjerrur vendimin që Data 16 të shkurt shpallet ditë Përkujtimore e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës.

OPSH-të këtë datë të çdo viti kalendarik, e ka shënuar përmes aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe profesionale.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...