08/07/2025

Përditësimi në versionin iOS të WhatsApp shton veçorinë e “multitasking” të cilat veçse janë në dispozicion në Android

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në dhjetor të vitit të kaluar, ishte raportuar se WhatsApp po kryente një test beta që përfshin një veçori Picture-in-Picture (PiP) për bisedat me video në iOS. Tani, sipas 9to5Google versioni 23.3.77 i variantit iOS të aplikacionit WhatsApp është në dispozicion duke i lejuar përdoruesit në mes të kryerjes së një video-telefonate të hyjnë në një aplikacion tjetër pa pasur nevojë të ndalojnë ose shkëputin telefonatën.

PiP funksionon kështu – kur jeni duke u përfshirë në një telefonatë me video dhe dëshironi të kryeni shumë detyra duke hapur një aplikacion tjetër, dalja nga WhatsApp do të minimizojë bisedën me video dhe do ta lejojë atë të shfaqet mbi aplikacionet e tjera.

Mund ta lëvizni atë nëpër ekran me gishtin tuaj ndërkohë që biseda me video vazhdon dhe aplikacioni tjetër që dëshironi të hapni është poshtë tij. Kjo veçori mund të mos funksionojë menjëherë dhe WhatsApp thotë se do ta shpërndajë atë gjatë javëve të ardhshme, raporton PhoneArena, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...