16/06/2024

Përfshirja e pjesëtarit të FSK-së në vrasjen e Liridonës, Ministria e Mbrojtjes: Rasti do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i tretë i cili ra në prangat e Policisë së Kosovës për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj Naim Murselin si dhe fëmijët, është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me komunikatë ku kanë konfirmuar se Kushtrim Kokalla është edhe pjesëtari i FSK-së dhe se rasti në fjalë do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Ministrisë.

Komunikata e plotë:

Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...