20/05/2024

Përfundon intervistimin, Durmishi: Sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot është paraqitur përpara Prokurorisë Speciale, nën cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në një deklarim përpara gazetarëve, Durmishi tha se është ftuar nga ky institucion i ndjekjes në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në njëfarë mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, deklaroi Durmishi.

Ai ka theksuar se punimet në këtë aks rrugor do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...