10/10/2024

Përplasjet për masat, këshilltari i Kurtit kritikon Bashkimin Evropian: Ndoshta duhet hetuar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një intervistë në televizionin publik ka folur për qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket masave të vendosura ndaj Kosovës.

Ai ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se politikanët në Kosovë nuk vendosin kur hiqen këto masa, por shtetet anëtare.

Zulfaj ka thënë se BE-ja siç i ka vendosur ato masa, duhet ta gjejë mënyrën për t’i hequr, duke shtuar se ndoshta do të duhej edhe të hetohej në Bruksel mënyra se si janë vendosur masat, meqë sipas tij, kanë kaluar pa debat.

“Z.Stano e ka mirë që Qeveria e Kosovës s’vendos për heqjen, por z.Stano siç ka arritur me i vendos, do të duhej ta gjej mënyrën për me i heq, sepse humbet kredibiliteti i BE-së. Për çka janë ato masa, nëse z. Stano mund ta arsyetojë tashmë ekzistencën e atyre masave, por nëse s’mundet ai duhet të gjej shpjegime pse nuk po mund t’i heq, sepse janë futur me një proces absurd”, ka thënë Zulfaj.

“Lehtësia me të cilën janë vendosur masat, do të duhej që ndoshta edhe të hetohej, në Bruksel, sepse janë kaluar pa debat. Një demokracie më të avancuar në rajonin e Ballkanin Perëndimor, t’i vendosen masa nga një  vend siç është BE. Është e pamenduar mirë. Po të ishte menduar mirë, këto masa do të hiqeshin”, ka thënë Zulfaj në RTK.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media të enjten në Bruksel, tha se vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.

“Ka masa që janë vendosur ndaj Kosovës për arsye specifike. Kur shtetet anëtare vendosin ta bëjnë këtë dhe arsyet nuk ekzistojnë më, ata do të vendosin të heqin masat përsëri, gradualisht ose tërësisht. Por, nuk lidhet vetëm me një incident apo një ngjarje”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...