18/07/2024

Përveç ministrit të Mbrojtjes, edhe kryediplomati italian viziton Kosovën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Mbrojtjes Guido Crosetto do ta vizitojnë Kosovën këtë të martë. Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, do ta pres në aeroportin “Adem Jashari” homologun italian, Antonio Tajani.

Të dy ministrat do të zhvillojnë takime bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do mbajnë edhe konferencë për media në ora 16:15.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do ta pres me ceremoni ushtarake homologun italian, Guido Crosetto.

Mehaj pritet që në ora 15:15 të ketë takim kokë më kokë me Crosetton dhe në nivel të të dy delegacioneve, teksa në fund të takimit, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.

Teksa kryeministri, Albin Kurti pret në takim të dy zyrtarët italianë në ndërtesën e Qeverisë në ora 18:00.

Të dy zyrtarët italianë në ora 09:30 do të priten në Pallatin e Serbisë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...