12/12/2024

Petkoviq reagon: Kurti nuk do asgjë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë.

Petkoviq i bëri komentet pak ditë pas rundit të fundit të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në këtë rund, të zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk u arrit ndonjë pajtim.

“Kurti nuk e do Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe; Kurti është ai që nuk ka dashur të bisedojë për shtensionimin [e situatës në veri të Kosovës]. Vuçiq, qartazi, ka treguar se është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Petkoviq.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se në çfarë kushtesh të pamundura po negociojmë”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti “nuk do zgjedhje, nuk do marrëveshje, nuk do asgjë”…

“Për ne, dialogu dhe kompromisi nuk janë fjalë të këqija, por një rrugë për të shkuar në drejtim të shtensionimit, për të siguruar paqen në rajonin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Petkoviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...