22/11/2024

Pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinë ende të mbyllura

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinë dhe Bërnjak.

QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.
Ndryshe, pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht.

Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në pritjen e fundvitit për gazetarë tha se është mirë që barrikadat po largohen pa ndërhyrjen e policisë.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” tha Kurti.

Ndërkaq, mbrëmë ka reaguar edhe KFOR-i, duke mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhej më tej.

“KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...