05/11/2024

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se një polic plagosi nënën e tij

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot rreth orës 12:20 në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është grua e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Dukagjinit, dyshohet se një polic ka plagosur nënën e tij.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është  lënduar një person.  E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në  po  merren me rastin,” deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...