Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.
Mbi bazën e vlerësimit, me qëllim të parandalimit, janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër-kontrollit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente.
“Me këtë rast janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.