17/07/2024

Policët serbë dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policët serbë kanë filluar sot nga ora 8:00 të dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës, raporton KososvaPress.

Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme me orare të ndryshme.

Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot por nëpër stacionet e këtyre komunave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës ka pasur dorëheqje të zyrtarëve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, Policia tha se disa prej tyre i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletim të procedurave të tjera./kp/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...