24/09/2023

Policia belge sekuestron rastësisht 5 tonë kokainë në Gent

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Operacioni fillimisht kishte nisur për t’iu përgjigjur një rasti vjedhjeje makine në Bruksel pas së cilës u nis një hetim

Bruksel

Policia belge ka sekuestruar rastësisht pesë tonë kokainë në qytetin e Gentit, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Operacioni fillimisht kishte nisur për t’iu përgjigjur një rasti vjedhjeje makine në Bruksel pas së cilës u nis një hetim, sipas të përditshmes flamande Het Nieuwsblad.

Hetimi i dërgoi autoritetet në Gent, ku mëngjesin e së hënës gjetën sasinë e madhe të kokainës në një vend.

Vlera e kokainës së konfiskuar është të paktën 200 milionë euro.

Policia ka sekuestruar edhe para të gatshme dhe armë gjatë operacionit.

Sipas raportit, ky ka qenë një nga operacionet më të mëdha në vend.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...