20/06/2024

Policia e Shqipërisë shpalos masat gjatë sezonit turistik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Sokol Bizhga doli në një deklaratë për mediat për të raportuar masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Në të gjitha pikat turistike, zonat muzeale, zonat bregdetare, zonat urbane e rurale, si dhe në pikat e kalimit kufitar, janë të planifikuar me shërbim 1700 punonjës të Policisë Rrugore, patrullave të përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Policisë Kriminale, policimit në komunitet, Policisë Kufitare, Policisë Alpine, Njësive të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Repartit Special RENEA, për t’iu shkuar në ndihmë turistëve të huaj, duke kryer edhe operacione kërkim-shpëtimi, tregoi Bizhga.

Ai shtoi se janë marrë masa efektive edhe në pikat e kalimit kufitar, për t’iu ofruar turistëve, vizitorëve e qytetarëve, në hyrje e në dalje, shërbim cilësor dhe për eliminimin e radhëve të gjata. Këto masa janë marrë në bashkëpunim me homologët e Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ndër të tjera, gjatë konferencës u fol dhe për sekuestrimin e mjeteve lunduese që operonin në kundërshtim me ligjin. Janë marrë masa edhe për goditjen e krimeve kufitare, në pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër dhe në hapësirën detare.

“Duke marrë parasysh se përgjatë sezonit veror, në drejtim të vendit tonë ka dyndje të pushuesve nga e gjithë bota, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar me masa shtesë, me qëllim krijimin dhe garantimin e kushteve sa më të mira të sigurisë, për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, në zonat turistike, për të gjithë periudhën e sezonit turistik veror, në pikat e kalimit kufitar dhe në akset kryesore rrugore, për qarkullimin sa më normal të automjeteve, për parandalimin e kriminalitetit në qendrat e banuara, për zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës, si dhe për menaxhimin e zhurmave në qendrat urbane dhe në zonat turistike”, u shpreh Bizhga.

Në lidhje me monitorimin për parandalimin e ndotjes akustike dhe parandalimin e gjenerimit të zhurmave tej normave të lejuara, nga subjekte të ndryshme, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Për mjediset e hapura, orari i lejimit të veprimtarive për ditët e premte dhe të shtunë do të jetë nga ora 19:00-24:00, ndërsa për ditët e tjera të javës ora 19:00-23:30, sipas normave të lejuara të zhurmës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë përgjegjës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...