Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin e vendndodhjes së Arbër Havollit i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Vrasja kishte ndodhur më gjashtë shtator.
“Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:E-mail: info@kosovopolice.com, Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192”, thuhet në apelin e PK-së.