04/10/2024

Policia me aksion në veri në një fabrikë në Zubin Potok

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet nga njësitet e rendit dhe jo nga njësitet speciale.

Arsyeja e këtij aksioni janë zhvillimet e fundit në veri të vendit, të cilat, sipas këtij burimi brenda Policisë së Kosovës, lidhen me konfiskimin e një numri të madh të armëve atje.

Klankosova.tv ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia, por ka qenë e pamundur.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për “radiokim” ka dhënë detaje për praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Elshani ka thënë se kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe se aty kanë shkuar me kërkesë të tyre.

“Ata kërkuan mbështetjen tonë dhe shkuan atje për të kontrolluar se çfarë po ndodh me objektin e tyre dhe njësitë tona dhe Policia e Ndërhyrjes ofruan mbështetje”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, Agjencia Kosovare e Privatizimit, e ka lënë një njoftim në hyrje të fabrikës “Lola Alati”, ku tha se e njëjta është nën administrimin e AKP-së.

“Çfarëdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe për vepra të tilla AKP do të ndërmarrë masat e nevojshme që t’i ndjek personat përgjegjës në pajtim me nenin 414 te Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKP-së për fabrikën “Lola Alati”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...