Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet dhe pajisje të kundërligjshme në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të zhvilluar më 5 shtator në rrugën “Knjaz Milos”.
Sipas njoftimit, një veturë e tipit Škoda Octavia, me ngjyrë hiri dhe targa të Serbisë, ishte e pajisur me dy kamera profesionale, pajisje GPS, një DVR dhe ekran monitorimi.
Pas verifikimit, rezultoi se automjeti kishte hyrë në Kosovë në vitin 2022 dhe kishte qëndruar në kundërshtim me Ligjin për Automjete (05/L-132), i cili lejon përdorimin e mjeteve me targa të huaja deri në tre muaj.
Hetimet zbuluan se vetura i përket “Narodna Banka Srbije” dhe më herët ishte përdorur për transportimin e parave nga Serbia në Kosovë.