Kompania Honor njofton se ka rënë dakord për një partneritet me firmën e projektimit Porche Design.
Thuhet se në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të prodhohen telefona më të mirë.
Ky model do të debutojë në muajin janar të vitit 2024.
Honor si një ndër liderët në tregun kinez të telefonave, filloi udhëtimin si kompani e pavarur në vitin 2020, dhe gradualisht mbushi boshllëkun që la Huawei.
Ndryshe, Porsche Design ka punuar më parë edhe me kompaninë Huawei, ndërsa tani do të shohim versionin e ri si rezultat i bashkëpunimit me kompaninë Honor. /Telegrafi/