Diant Ramaj do ta bëj hapin e madh në karrierë, ku do t’i bashkohet gjigantit evropian Ajax Amsterdam.
Portieri i talentuar nga Kosova ka dy vite që është pjesë e ekipit të parë të Eintracht Frafnkfurt ku iu bashkua nga Heidenheim për shumën e 100 mijë eurove.
Gazeta e madhe holandeze De Telegraaf ka raportuar se tanimë drejtuesit e Ajaxit kanë arritur marrëveshje me portierin kosovar.
21-vjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje në Bundesliga me Eintracht Frankfurtin, derisa është pëlqyer shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Amsterdami.
Gjithnjë sipas mediumit holandez, Ajax është pajtuar të paguajë 12 milionë euro te Eintracht Frankfurti për transferimin e Diant Ramajt në ‘Johan Cruyff Arena’.