08/07/2025

Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti, analistët thonë se krerët shtetëror në Kosovë e Serbi po shpresojnë që pala e kundërt ta refuzojë propozimin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak, tha se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsideron atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

Nga ana tjetër, Lajçak tha pas takimit me Kurtin se kanë diskutuar “gjithçka” që lidhet me dialogun, por se diskutimi ka qenë i përqendruar te propozimi evropian.

Ai përsëriti qëndrimin se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

Analistët në RTV Dukagjini kanë mendime të ndryshme mbi këto qëndrime të kryeministrit Kurti.

Ylli Hoxha thotë se asgjë e re nuk është në deklaratën e së hënës së Kurtit.

“Deklarata është mjaft e vjetër: “pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian dhe e konsiderojmë bazë të mirë për të ecur më tutje”. Zhvillim i ri janë kushtet e Kurtit për Asociacionin dhe pranimi i tij nga ana e kryeministrit. Kurti dhe Vuçiqi kanë hyrë në një garë ku po shpresojnë që me “po”-të e tyre të nxjerrin “jo”-në e kundërshtarit”, deklaroi Hoxha.

Astrit Gashi thotë se ka dyshime që kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo janë disa pika problematike edhe në planin franko-gjerman.

“Kompromisi i parë që e bënë Kurti është pranimi i një plani që nuk e ka njohjen e përfshirë. Albini po tendon që në këtë Asociacion të fusë edhe Mamushën që më pas të thotë se ky Asociacion nuk është vetëm i komunave serbe.

Pjesëtari i shoqërisë civile Dibran Gashi thotë se Kosova ka treguar pamundësinë e saj për të ushtruara sovranitet në veri në momentin kur nuk ka mundur të largojë barrikadat nga veriu i saj.

Hoxha thotë se Kurti është tërhequr nga disa qëndrime të forta që ka pasur në të kaluarën.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...