Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit Edi Rama dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës.
Ai dekretojë edhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, emëroi Ervin Meten në detyrën e Ministrit të Financave si edhe Blendi Gonxhen si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Këto janë ndyshimet e fundit në qeverinë shqiptare të njoftuara nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit. /Telegrafi/