Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pasi u adresua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka takuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi, që u mbajt mbajtë në selinë e OKB-së në New York, vjen dy muaj pasi Türkiye dhe OKB-ja ndërmjetësuan një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën, por lidhur me detajet e takimit nuk u dhanë informacione.
Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase përmes Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt.
Një qendër e përbashkët koordinim me zyrtarë nga të tre vendet dhe nga OKB-ja u formua në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Që kur anija e parë lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, mbi 160 anije kanë transportuar mbi 3 milionë tonë produkte bujqësore përmes korridorit të drithërave.