25/06/2024

Presidenti zviceran: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përkushtim për të garantuar shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe, në një takim që patën në Bern të premten.

Presidenca zvicerane ka njoftuar se në takimin mes Berset dhe Kurtit, bisedimet iu kushtuan veçanërisht situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Berset bëhet e ditur se ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë.

“Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas Presidencës, Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, “veçanërisht pasi kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – përfshirë anëtarët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Z. Berset theksoi rëndësinë që Zvicra i jep një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë zhvilluar në aspektin ekonomik, por potenciali i mëtejshëm mbetet. Siguria juridike dhe zbutja e tensioneve në rajon janë të rëndësishme në këtë drejtim”, thuhet tutje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...