“Njëkohësisht, Presidentja Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Në temën e zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.
Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare./Telegrafi/