24/07/2024

Presidentja Osmani priti sot homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Pendarovski: Shqiptarët atje janë urë lidhëse mes dy shteteve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në vizitë pune homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të cilit i ka rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes vendeve.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sipas Osmanit janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja ka falënderuar homologun Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

“Më tej, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal. Presidentja tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Ajo ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.

Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...