04/05/2025

Presidentja Osmani udhëton për vizitë shtetërore në Brunei

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Brunei, të ftuar nga Sulltani, Haxhi Hassanal Bolkiah, për vizitë shtetërore, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo është vizita e parë e ndonjë kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman.

“Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, shefja e shtetit do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik.

Në Brunei Darussalam, ajo do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...