08/09/2025

Presidentja pritet që nesër të dorëzoj në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit, Zyra e Presidentes ka njoftuar se komentet mbi meritat e rastit do t’i dorëzohen brenda afatit të përcaktuar, konkretisht më 9 shtator.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të vazhdueshëm mbi këtë çështje.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator. Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, ka njoftuar Kupina.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e paraqitur nga Lista Serbe për vendosjen e masës së përkohshme, e cila lidhet me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Kjo masë do të mbetet në fuqi deri më 30 shtator.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...