15/06/2024

Prezantohet tableti Lenovo Tab P12

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lenovo kishte lansuar Tab P12 Pro 5G në vitin 2021, dhe tani, afro 2 vite më vonë po e sjell një version të thjeshtë. Lenovo Tab P12 ka një ekran LTPS LCD me madhësi prej 12.7 inç me rezolucion 1840x2944px dhe shpejtësi rifreskimi prej 60Hz.

Ky tablet është i pajisur me 4 zmadhues JBL, një kamerë “selfie” për fotografi ultra të gjerë me 13MP dhe një kamerë tjetër të pasme me autofokus prej 8MP.

Çipi Dimensity 7050 i MediaTek qëndron në krye të kombinimit 4 ose 8GB RAM memorie dhe hapësirë të përgjithshme prej 128 ose 256GB, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Tab P12 gjithashtu ofron zgjerim të memories me microSD dhe bateri me kapacitet 10,200mAh me karikim të shpejtë prej 30W.

Softueri i tabletit fuqizohet nga Android 13 me Lenovo-n që do të ofrojë dy përditësime të softuerit dhe kohëzgjatje të përditësimit të sigurisë prej 4 vitesh. Lapsi Tab Pen Plus i Lenovo-s gjithashtu përfshihet në paketën e tabletit të ri.

Lenovo Tab P12 vije me ngjyrat Storm Grey dhe Oat me një çmim prej 400 eurove, ndërsa versionet me kuti tastiere do të kenë çmim prej 500 eurove. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...