13/07/2025

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, emërohet kryeministër

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka lëshuar një dekret mbretëror për emërimin si kryeministër princin e kurorës, Mohammed bin Salman, hap i ndërmarrë si pjesë e ri-organizimit të kabinetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dekreti i publikuar nga agjencia saudite e shtypit ‘SPA’ tha se takimet e kabinetit do të vazhdojnë të kryesohen nga mbreti.

Sipas dekretit, Khalid bin Salman u emërua ministër i mbrojtjes, duke zëvensuar bin Salmanin.

Gjithashtu edhe Mani Shaman Turki al-Habardi Al-Utaybi është emëruar zv/ministër i mbrojtjes.

Krerët e ministrive të tjera mbeten si më parë. /aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...