19/06/2025

Prizren: 17 të arrestuar në aksionin kundër degradimit mjedisor në lumin Drini i Bardhë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Një aksion i gjerë kundër degradimit të mjedisit është ndërmarrë nga Prokuroria Themelore në Prizren, nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Krueziu. Fokusi kryesor i këtij operacioni ishte ndalimi i dëmtimit të mjedisit përgjatë lumit të Drinit të Bardhë.
Në një deklaratë për media, kryeprokurori Krueziu bëri të ditur se aksioni ishte rezultat i një hetimi intensiv katërmujor:
“Kemi zhvilluar hetime ndaj personave që kanë degraduar mjedisin. Këta të pandehur kanë vepruar që nga viti 2016. Asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk kanë pasur licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit,” u shpreh ai.
Ai shtoi se përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të të dyshuarve.
“Kemi marrë filmime ditën dhe natën, dhe besoj që kemi arritur të sigurojmë prova të mjaftueshme për t’i vendosur para drejtësisë,” tha Krueziu.
Sipas tij, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona dhe janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë.
Ky aksion konsiderohet një prej më të mëdhenjve të ndërmarrë ndonjëherë në rajonin e Prizrenit për mbrojtjen e mjedisit, dhe vjen si pjesë e përkushtimit institucional për të ndaluar dëmtimet e pakthyeshme në natyrën e vendit./RtvDukagjini.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...