15/06/2024

Procesi për regjistrimin e popullsisë nuk është gati të filloj me 1 nëntor-njofton Agjensia e Statistikave të Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk është gati që filloj me regjistrimin e popullsisë ta nisë më 1 nëntor.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së Ilir Berisha ka thënë se është angazhuar plotësisht për ta realizuar këtë projekt, por se ka mangësi.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Transferev që u mbajt sot ai bëri të ditur se ka dërguar kërkesë në Qeveri që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet deri në prill të vitit 2024.

“Jemi vonë me testim e tabletave, kjo pasi kompania fituese ka dështuar që t’i sjellë tabletat më kohë, për këtë kemi shkëputur kontratën me atë kompani. Kemi nënshkruar marrëveshje me një kompani të re e cila brenda 14 dite do t’i sjell tabletat. Tabletat duhet të jenë se paku një muaj përpara datës së fillimit të regjistrimit, ne ende nuk i kemi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...