Asociacioni i gazetarëve të Kosovës i ka kërkuar Kuvendi të Kosovës të përmirësojë projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) pas qortimit të ashpër nga ana e Këshilli të Evropës.
Sipas AGK-së, qortimi është rezultat i tendencës së Qeverisë për të kontrolluar mediat.
“Ne shprehim keqardhjen tonë për qortimin që i është bërë shtetit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës, institucion ky në të cilin Kosova synon të anëtarësohet. Qortimi është rezultat i tendencës së qeverisë dhe shumicës parlamentare për të kontrolluar mediat dhe rregullatorin e mediave (KPM) përmes këtij projektligji dhe refuzimit të qëllimshëm të Zyrës së Kryeministrit për të përfshirë industrinë e medias dhe shoqërinë civile në fazat e hershme të nismës legjislative”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
“Rikujtojmë Qeverinë dhe Parlamentin që Kosova ka shënuar rënie alarmante në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij për 19 rënie, dhe se nisma për të ndryshuar Projektligjin e KPM-së ka kontribuar në këtë rënie”, thuhet më tutje.