27/07/2024

Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e paraburgimit personit që kanosi kryeministrin Kurti

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, i dyshuari N.S  deklaratën e tij e kishte përsëritur edhe në televizionin Dukagjini.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...