08/07/2025

Prokuroria: “Shefi” i ri i KEK-ut nën hetime, dyshohet për një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë prej 1.6 milion euro

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtruesi i detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi është nën hetime. Kabashi po hetohet për shkak se ka nënshkruar një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.6 milion euro, pa i verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurimit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Referuar pyetjeve tuaja lidhur me subjektin si në kërkesë, aktualisht mund t’iu njoftojmë se çështja është nën hetime”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj duke mos dhënë detaje shtesë rreth hetimit.

Pse Përparim Kabashi u emërua ushtrues detyre i zv. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut?

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, më 19 prill e ka pezulluar nga pozita e Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqin, meqë i njëjti u arrestua nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit

E në vend të Krasniqit, Bordi emëroi si ushtrues detyre të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashin.

Hetimet ndaj Kabashit raportohet se kanë nisur në mars të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas raportimeve nga mediat, dyshimet janë se Kabashi ka nënshkruar një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.6 milion euro, pa i verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurimit./sinjali

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...