09/03/2025

Prokuroria Speciale do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndaj personit i cili dyshohet se ditë më parë grisi librin e shenjtë të myslimanëve – Kuranin, është vendosur që masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e mesditës.

Person i dyshuar është parë në disa imazhe që kanë kapur kamerat e sigurisë të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale më 03.03.2025, duke e grisur një libër që dyshohet të jetë libri i shenjtë i myslimanëve – Kurani.

Policia ishte duke e hetuar rastin ndërsa për rastin ishte njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Speciale i ka konfirmuar KALLXO.com se tashmë ka ndaluar të dyshuarin dhe ndaj të njëjtit I.P. është hapur rast për nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

Gjatë ditës së sotme rastin e ka marrë në trajtim Prokuroria Speciale e Kosovës.

Siç mëson KALLXO.com, Prokuroria Speciale pritet që pas ndalimit prej 48 orësh të personit të dyshuar, gjatë ditës së nesërme pritet edhe që të kërkohet edhe masa e sigurisë ndaj të njëjtit të dyshuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...