19/06/2025

Provokimet nga maturantët serbë në veri, Musliu: Strukturat ilegale të dirigjuara nga terroristi Radoiçiq po i edukojnë të rinjtë me urrejtje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të premten, disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Themeluesi dhe kryetari i bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka shkruar se Serbia përmes strukturave ilegale, po nxit provokime, transmeton Telegrafi.

“Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga terroristi Radojqiq po i edukon të rinjtë me urrejtje dhe nacionalizëm të verbër! Kur në mes të qytetit dëgjohen thirrje si:“Kosova është zemra e Serbisë”, “Vidovdani”, “Uaa shqiptarë”, “Oj Kosovë, zemra e Milloshit”, kjo nuk është festë por provokim”, ka pohuar Musliu.

Tutje, ai ka deklaruar se “Është mesazh frikësimi për shqiptarët që jetojnë aty dhe për secilin që beson në bashkëjetesë dhe paqe”.
“Pra, një instrumentalizim i rinisë në funksion të një agjende të rrezikshme politike nga Beogradi. Institucionet tona duhet të ndalojnë këtë normalizim të urrejtjes”, theksoi ai.
Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se maturantët kanë bërë disa provokime gjatë festës.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë manifestimit të maturantëve në Mitrovicën e Veriut.

“Pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat që sigurojnë mbarëvajtje të plotë të këtij manifestimi. Gjatë manifestimit, disa pjesëmarrës kanë filluar provokimet ndaj qytetarëve të pranishëm në shesh me simbole nacionaliste dhe thirrje shoviniste “Kosova është zemra e Serbisë” dhe me simbolin e tre gishtave që jo vetëm përkujtojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, por manifestojnë edhe pretendimet që ky shtet ka ndaj Republikës sonë.
Policia e Kosovës në mënyrë profesionale ka ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të evitimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, ka pohuar ai./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...