27/04/2025

Punëtorët teknikë të Kuvendit paralajmërojnë grevë në shtator

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nga java e parë e muajit shtator.

Kështu është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka theksuar se shkak i grevës nga ana e tyre janë pagat e ulëta.

“Ju njoftojmë se sot në takim me udhëheqjen e shoqatës sindikale të punëtorëve teknik që kryejnë shërbime ne objektin e Kuvendit te Kosovës u mor vendim, se nga java e parë e shtatorit këta punëtor do të hidhen në grevë për shkak të pagave të tyre të ulëta. Deri te kjo datë u shty për shkak të pushimeve vjetore të punëtorëve, dhe nga fillimi i shtatorit punëtorët deklarohen se më nuk do të punojnë fare, deri në rritjen e pagës 450 euro”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Azemi.

Ky njoftim i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, sekretarit të Kuvendit Arben Loshi, drejtorit të Administratës së Kuvendit, Emrush Haxhiu dhe kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...