14/06/2024

Pushteti refuzon debatin për mbështetjen e minatorëve dhe të Njësinë Speciale, opozita lëshon sallën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Opozita e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit pasi pushteti nuk ua votoi kërkesën për debat parlamentar.

LDK, PDK e AAK kanë dalë nga salla pasi pushteti votoi kundër kërkesës për debat parlamentar për mbështetje të minatorëve e policisë.

Minatorët kanë hyrë tash e 10 ditë në grevë.

Ndërkaq, njësitë me elitare të Policisë së Kosovës protestuan dje para objektit të Qeverisë, pikërisht për kushte më të mira.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në seancën që ka nisur në Kuvend, ka folur për grevën e minatorëve që po mbahet tash e 10 ditë, duke thënë se nuk ka pasur gatishmëri nga ana e tyre për diskutim, raporton Gazeta Sinjali.

“Nuk ka pasur gatishmëri nga minatorët të dalin të diskutojnë, por kanë kërkuar çështje shtesë përmes sindikatës. Kanë kërkuar shkarkimin e kryeshefit dhe emërimin e tjetrit. Kjo s’mund të bëhet brenda natës. Do të thotë të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva janë bërë, shto këtu faktin qe fatkeqësisht kjo është greva e parë, që nuk është në përputhje me ligjin për grevat. Diskutimi do të jetë tendencë për poletizim të vazhdueshëm të kësaj çështje, të vazhdohet me agjendën”, tha Kusari Lila.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...