17/07/2024

PVD e Shaip Kamberit shpall fitoren në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 36 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Serbi, të dielën kanë pasur mundësinë të zgjedhin 15 përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.

Në bazë të rezultateve preliminare nga shtabi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi rezultatet janë si më poshtë:

PVD – 4144 vota

APN – 3763 vota

LPD – 2338 vota

PD – 1612 vota

PDSH – 1023 vota

“Partia për Veprim Demokratik – fituese e zgjedhjeve për KKSH. Uroj anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e PVD për fitoren. Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.

Ndryshe, shqiptarët dje kanë votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Të drejtë vote kishin rreth 36.000 shqiptarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.

55 vendvotimet në tri komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë hapur në orën 07:00.

Përfaqësuesit e administratave komunale të cilët edhe janë organizatorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të evidentuar, ndërsa qytetarët deri dje e patën mundësinë që të hyjnë në listën e veçantë zgjedhore.

“Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues. Deri më tash në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet në ora 7:00 të mëngjesit dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.

Votuesit presin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar një qasje më proaktive drejt zgjidhjes së të drejtave themelore kombëtare që Serbia po i nëpërkëmbë.

Për shumicën në Kuvendin e KNSh-ë në Luginë në garë janë pesë lista të partive politike që i tubojnë shqiptarët e kësaj zone. I pari i KNSH-së zgjidhet nga shumica e gjithsejtë 15 këshilltarëve.

Deri më sot nuk ka pasur ndonjë koalicion parazgjedhor. E Këshillat Nacionale konsiderohen me rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të pakicave që jetojnë në Serbi./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...