05/12/2024

Qeveria i tha se është pozicionuar kundër Kosovës, Lajçak i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur s’ju pëlqen lajmi provoni ta sulmoni lajmëtarin

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësuesin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është pozicionuar kundër Kosovës, ky i fundit i kundërpërgjigjet Kurtit.

Lajçak duke folur në një panel që i dedikohet të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, është pyetur për këto akuza për të cilat tha: “E dini, kur s’ju pëlqen lajmi provoni ta sulmoni lajmëtarin. Kështu funksionon”.

Tutje, Lajçak u shpreh se dialogu nuk ka alternativë dhe se palët duhet të rikthehen sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Dialogu ka qenë këtu prej 2011-s, ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi e Kosovës, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja, dhe dialogu është vendi i vetëm sepse fakti është i thjeshtë: s’ka të ardhme evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Lajçak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...