04/10/2024

Qeveria kërkon nga presidentja autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake Kosovë-Turqi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit qeveritar se çka përmban kjo marrëveshje.

“Kjo marrëveshje përfshinë shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...